Vajza shqiptare kërkon dhuratë një iPhone…çmenden rrjetet sociale (FOTO)

Një vajzë shqiptare, e dëshpëruar për një celular iPhone të modeleve të fundit, bëri një kërkesë në faqen Jeta osh qef.

Pasi e hodhi postimin tek ‘Jeta Osh Qef’, ajo thotë se tashmë është bërë me celular.

“Jam ajo goca që kërkova iPhone dhe doja t’ju falenderoja shumë si faqe për ndihmën. Falë jush u bëra jo me një, por me dy iPhone 6 dhe jo 6S, megjithëse nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë. Në këto foto po ju shfaq një nga iPhone që fitove, edhe pse ishte i përdorur, nuk ka gjë se bën punë. Jam shumë e lumtur falë jush”.

Por me qindra komente janë bërë për këtë postim.

“A vuajte shumë për ato celularët që more apo ia kërcite treshe, një rrugë dhe dy punë”, ironizon dikush.

“Prit më vonë kur të na kërkosh lekë për rimbushje,” komenton dikush.

“Edhe unë e kam fiksim pasaportën angleze. I bëj thirrje femrave, kush ka pasaportë angleze, të martohet me mua. Nuk ka rëndësi sa kile peshon, mjafton të mos jetë më shumë se 200,” shkruan një komentues.

Vetë vajza nuk duket e shqetësuar.

“E dija që do merrja shumë ofendime. Por nuk më plas se të tjerët mendojnë vetëm për një gjë. Por ta dini se ma kanë dhënë me gjithë zemër dhe vetëm një prezantim në kafe si miq dhe kaq. Nuk kanë pse ta bëjnë gjë të madhe. Çfarë injorantësh që janë”.
iphone2-620x330


1