Vajza njeh përdhunuesin e saj mes refugjatëve: Është i ISIS, më ka përdhunuar

Pa në televizor përdhunuesin e saj, të intervistuar mes refugjatëve të larguar nga ISIS dhe e denoncon në Facebook. Ivana Waleed ka qenë një nga skllavet seksuale të rrëmbyera nga terroristët e ISIS.

“Është ai”, shkroi e reja, duke publikuar foton e të dyshuarit, për të cilin tha de e quanin Abu Ali.

“Është përgjegjës për shitje-blerjen e mijërave vajzave. Unë vetë jam një prej tyre, u shita tek ai nga një shok i tij”, shkroi vajza.

Ivana u intervistua nga televizioni kurd “Rudaw”, i cili transmetoi filmimin në të cilin vajza pa burrin që akuzonte si tregtar skllavesh këtë fundjavë, i cili ishte përzier mes civilëve të arratisur gjatë këtyre ditëve nga qyteti iraken i Tal Afar.

“Ky burrë më ka blerë dhe shitur disa herë. Nuk mund ta harroj kurrë fytyrën e tij”, shkroi vajza në Facebook, ndërsa aktualisht ndodhet në Gjermani ku ka marrë statusin e refugjates, shkruan noa.al.

E reja i kërkon qeverisë irakene që të arrestojë, ndërsa thotë se është gati të dëshmojë kundër tij.

“Arrestojeni ju lutem, pasi kjo bishë mund të tregojë se ku kanë përfunduar qindra vajza të tjera të zhdukura”, deklaroi e reja.