Vajza nga Tirana hedh në gjyq të dashurin për mashtrim: Kishte grua por thoshte e kam motër

Së fundi divorcet mes çifteve janë bërë të shpeshta, ku përgjithsisht shkak bëhet një person i tretë. Ndërsa një shtetas nga Tirana duket se me mendjen e tij kishte gjetur mënyrën e duhur si të mbante edhe gruan, edhe të dashurën. 30-vjeçari ishte i martuar dhe prind i një fëmije 7 muajsh. Paralelisht ai vazhdonte lidhjen jashtëmartesore me një vajzë nga Tirana të cilën e kishte mashtruar se jeton me motrën (për gruan) dhe nipin (për fëmijën e tij).

Pas 4 muajsh së bashku, vajza nga Tirana kishte mësuar rastësisht nga të njohur të përbashkët të vërtetën, që djali që ajo dashuronte ishte i martuar dhe e kishte përdorur.
Vajza me iniciale R.K ka vendosur t’i shkojë deri në fund çështjes dhe ta hedhi në gjyq për mashtrim 30-vjeçarin.

I pandehuri mund të përballet me një gjyq të dytë, atë të divorcit nga bashkëshortja e cila me siguri duhet të ndjehet e poshtëruar nga ky veprim i burrit të saj i cili shtirej sikur e kishte motër dhe mohonte fëmijën e tyre. Megjithatë ende nuk dihet reagimi i saj.