Vajza ndryshon silikonin e gjoksit, policisë i ikën truri kur shikon ç’ka futur

loading...

loading...

Trafikantet e drogës po përdorur teknika nga më të ndryshmet për të trafikuar lëndë narkotike.

Mënyra më e re e cila po shikon një përhapje të gjerë është fshehja e drogës në gjoksin e femrave.

Një rast i tillë ka ndodhur dhe në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Një udhëtare 24-vjeçare nga Kolumbia ju nënshtrua kontrollit rutinë nga agjentët doganorë. 24-vjeçarja filloi të ankohej dhe të mbante gjoksin me dorë për shkak të dhimbjes.

24-vjeçarja kishte vendosur në gjoks dy qese silikoni me 500 gr kokainë, me vlerë rreth 500 mijë Dollarë. “Ky është rasti i parë në Gjermani kur drogërat trafikohen në këtë mënyrë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i doganës.

Ai shtoi gjithashtu se cilësia e dobët e ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks tregon indiferentizmin ndaj jetës njerëzore dhe kushtet kërcënuese për jetën e transportuesve të drogës

loading...