Vajza me fytyrë të djegur që bën mrekulli me grim (VIDEO)


Shalom Nchom nga Nigeria kur ishte fëmijë kishte pësuar djegie në tërë trupin, duke i lënë shenja për gjithë jetën.
Kur ishte vetëm nëntë vjeçe, Nchom kishte një aksident shumë të rëndë në dyqanin e naftës së familjes së saj, transmeton Klan Kosova.

Për shkak të djegieve dhe shenjave ajo përqeshej shumë nga fëmijët e tjerë në shkollë.

“Gjithë fëmijët e njerëzit e tjerë më shikonin kur ecja. Unë u ndjeja sikurse jam një statujë e gjallë të cilën njerëzit shkojnë ta shohin”.

Për këtë arsyje ajo u mësua që të grimohej e madje shumë shoqe të saj i kërkonin asaj që t’i grimonte.

Tani ajo është 20 vjeçare dhe është një grimere profesioniste që jep instruksione grimi në YouTube duke tentuar t’i tregojë njerëzve për fuqin e grimit dhe ndikimin e madh që ka pasur në jetën e saj.

Nchom ka arritur që të ketë më shumë se 43 mijë ndjekës dhe mundohet që t’i inspirojë të gjithë viktimat e djegieve që të i’u rikthehet vetëbesimi.

Tani ajo ka arritur që ta kthejë vetëbesimin dhe në videon e fundit ajo thotë që “Njeriu duhet ta dojë veten – me grim ose pa të”.
vajza