Vajza mban kufje në vesh, maniaku i fut duart në urbanin e Durrësit

loading...

loading...

Teksa udhëton në urban, mund të përballesh me lloj-lloj pamjesh, rasti më i keq mund edhe të biesh “pre” e njerëzve pa pikë respekti për veten dhe as për të tjerët.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e plazhit në qytetin e Durrësit. Duke qenë se urbani ka qenë plot, një person rreth të 50-ave ka përfituar për të ngacmuar seksualisht një vajzë, e cila është në hallin e vet dhe me kufjet në vesh nuk e ka mendjen se ç’bën ai nga pas.

Siç duket vetëm në një pjesë të videos, ai merr pozicion dhe më pas gjen momentin e duhur për të kryer veprimin e turpshëm.

Edhe pse aktron në mënyrë perfekte, duke bërë sikur nuk ka asgjë që s’shkon, ai nuk ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit.

Kështu, pas disa sekondash, ai kupton se po filmohet dhe ndërron menjëherë vend duke u kthyer në anën tjetër për të gjetur një tjetër “viktimë”.

loading...