Vajza josh në Facebook vrasësin e të fejuarit të saj, çfarë bëri më pas

loading...

loading...

E joshi duke i dërguar fotografi intime deri sa e bëri për vete. As më pak dhe as më shumë por vrasësin e të fejuarit të saj, të cilit pasi i fitoi besimin, bëri që ai të rrëfejë krimin.

Protagoniste e kësaj ngjarje është një grua kolumbiane. Gjithçka nisi në 22 shkurt në Bogota, kryeqytetin e vendit, kur një çift që ndodhej në makinë asistoi në tentativën e dështuar të Alias Bimbom për të vrarë një burrë.

Por Alias, duke pikasur se e kishin parë, qëlloi drejt drejtuesit të mjetit duke plagosur rëndë Angel Giovany Aparicio, i cili gjeti vdekjen pak më vonë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Pas një hetimi intensiv, policia mbylli çështjen duke deklaruar se Aparicio kishte vdekur nga një plumb rikoshet si pasojë e përplasjes së armatosur mes dy bandave rivale.

Por e fejuara e viktimës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, nuk u dorëzua. Nisi kështu në mënyrë private një hetim, për të treguar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

E përditshmja “El Tiempo”, raporton se vajza pasi krijoi një profil të rremë në Facebook, nisi të bisedojë ditë për ditë me vrasësin e të fejuarit të saj, duke fituar hap pas hapi besimin e tij. Për tre muaj me radhë ata flisnin vazhdimisht, dhe ajo arriti deri aty sa i dërgoi fotografi intime, por pa i treguar asnjëherë fytyrën.

Kur erdhi momenti për të caktuar takimin e parë, ai u detyrua t’i tregojë se ndodhej në arrest shtëpie.

Kështu ajo, duke këmbëngulur në qëllimin e saj, bëri që ai të rrëfente vrasjen e të fejuarit të saj. Një dialog që vajza i’a tregoi policisë, duke çuar në zbulimin e së vërtetës së vrasjes së Aparaicio, shkruan noa.al. Jo vetëm kaq, por në sajë të së resë, në ditët e para të gushtit u zbulua edhe një bandë e rrezikshme kriminale e quajtur “Los Cápsulas”, përgjegjëse për dhjetëra krime gjatë viteve të fundit.

loading...