Vajza e veteranit po vdes për 20 mijë euro

Passport.jpg1


Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë që ajo t’i mbushë të 16-at. Mirëpo, ka tre vjet që Mirlinda Krasniqi, nga Kaçaniku i Vjetër, nuk e feston ditëlindjen e saj si të gjithë bashkëmoshatarët e vet.
Janë plot tre vjet që ajo përballet me tumor në kokë, sëmundje kjo që e ka detyruar atë ta braktisë shkollën e familja me kushte të vështira është detyruar të hyjë në kredi për ta shëruar vajzën e vetme.

Babai i saj, Muzafer Krasniqi, ndonëse ish-luftëtar i UÇK-së në këtë fshat, është munduar me të gjitha forcat e tij që vajzën e vetme ta shërojë, por shteti aspak nuk i ka dalë në ndihmë.

Nëna e 16-vjeçares, Afërdita, me lot në sy tregon tmerrin që e përjetuan gjatë qëndrimit dyvjeçar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo thotë se madje as Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ofruar ndihmë për vajzën e saj.

Por, Afërdita tregon se falë vullnetit të mirë të njerëzve vajza e tyre ka arritur që një herë të operohet.
Mirëpo, vajzës tani i duhen 20 mijë euro që ajo përsëri të operohet, për ta hequr tumorin nga koka.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i dalin në ndihmë Mirlindindës, këtë mund ta bëjnë përmes kësaj xhirollogarie: ProCredit Bank 1171152289000163, Kosovë.