Vajza e “Tanit të Topit” nxjerr një video: T’i s’do doje ta publikoja, por bota duhet ta dijë

Vajza e të ndjerit Dritan Hoxha, Lori, ka publikuar një video të cilën thotë se i ati nuk do të donte që të bëhej publike, por shton se megjithatë, bota duhet ta dijë. Publikimi i Lori Hoxhës vjen edhe si një përkujtim për tetëvjetorin e ikjes nga kjo botë të themeluesit të Top Channel dhe disa mediave të tjera, Dritan Hoxha, i njohur edhe si “Tani i Topit”. Në videon që noa.al jua sjell më poshtë, shikoni se si Dritan Hoxha mban në duar djalin e sapolindur, Itan. Lori shkruan në anglisht: “E di që ti nuk do të doje ta bëja publike këtë video. Por bota meriton që ta dijë se pas atij njeriut vizionar ndodhej një baba i mrekullueshëm! Një pjesë e zemrës time do të jetë me ty kudo që ti të jesh, por ajo që më mbush me gëzim është të di se ishim aty për të shtrënguar dorën tënde në çdo hap tëndin. Sara, Redia, Itan dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar për gjakun tënd i cili rrjedh në venat tona. Botës i duhen më shumë njerëz si ty. Na mungon vërtet!”, – mbyllet mesazhi i ndjerp i Lori Hoxhës. /Mesazhi i plotë në anglisht që shoqëron videon në Instagram: “I know that you would not like me sharing this but the world deserves to know that behind the visionary leader, there was an incredible dad! A piece of my heart will always be with you wherever you are, but it fills me with immense joy knowing that we were there to hold your hand every step of the way and we were all in it together. Sara, Redia, Itan, and I will be forever grateful and honored to have your blood running through our veins. The world needs more men like you. You are truly missed!”