Vajza e re i jep fund jetës në Dibër, shokohet vëllai i saj. Ja ku e gjeti

loading...

loading...

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Dibra. Burime policore bëjnë me dije se një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se vitkima është shtetasja S.N., 25-vjeçe nga fshati Katund i Ri – Dibër.

Atë e ka gjetur vëllai, i cili ka shkuar në kasollen e bagëtive dhe është shokuar kur ka parë motrën të varur.

Familjarët pastaj kanë njoftuar policinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuarshenja dhune, e sipas dyshimeve të para ajo i ka dhene fund jetes.

Policia ka nisur hetimet dhe pyetjen e familjareve per te zbuluar shkakun e ngjarjes, ndonese paraprakisht flitet per gjendje depresioni te vajzes.

loading...