Vajza e rapsodit ja çfarë bëri para se babai ta vriste…

loading...

loading...

Motivet janë ende të paqarta lidhur me vrasjen në një familje nga Kosova e cila jetonte në Gjermani prej vitesh, shkruan mediet gjermane.

Historia e dramës familjare të Marburgut me dy të vdekur është ende e paqartë. Gjendja shëndetësore e 52-vjeçares e cila është e plagosur, gjendje e saj është kritike, shkruan sot Giessener Allegemeine.

Hetuesit kanë treguar se i dyshuar në këtë rast Sami Veseli, ka hyrë në banesën e gruas dhe vajzës së tij pavarësisht se e kishte të ndaluar nga Gjykata.

52-vjeçari erdhi nga zona e Hagen-it në Nordrhein-Westfalen i armatosur me një revole. Mirëpo, se nga e kishte marrë armën, me të cilën kishte qëlluar të paktën pesë herë me të, ishte ende e paqartë, shkruan gazeta gjermane.

Sipas hetimeve të mëparshme rasti ka ardhur nga mosmarrëveshja e çiftit që kishin më herët.

Ku vajza 27-vjeçare e çiftit kishte lajmëruar policinë, pak kohë para se ajo të qëllohej për vdekje nga babai i saj. Ku më pas ai e kishte qëlluar edhe bashkëshorten e tij dhe në fund veten.

Autopsitë e dy kufomave kanë mbështetur hetimet ka thënë prokurori i rastit. Ku detaje të reja priten të dalin nga raportet mjekësore gjyqësore. Rasti dhe historia e gjakderdhjes ishin fillimisht të paqarta. Sipas zyrës së prokurorit, të gjithë anëtarët e familjes janë nga Kosova, përfundon shkrimin gazeta gjermane. /Insajderi.com

loading...