Vajza e gazetares që u hodh nga ndërtesa mesazh prekës për të ëmën: Zoti më dhëntë forcë …

Vetëm dy ditë më parë, gazetarja e njohur shqiptare Arlinda Canaj, në kushte depresioni vendosi që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Mëngjesin e sotëm, vajza e saj Patty Canaj, ka postuar një shkrim prekës në profilin e nënës së saj në rrjetin social “Facebook”, ku falenderon të gjithë ata që e mbështetën.

Vajza e gazetares tregon dhimbjen që ka shkaktuar ikja e nënës së saj, duke lutur që Zoti t’i japë frymë për të qëndruar e fortë.

Mesazhi i saj më poshtë:

Doja jashte mase tju falenderoja per te gjitha ngushellimet,mesazhet,mbeshtetjen,vleresimin dhe durimin qe keni treguar pas marrjes se ketij lajmi hidherues! Paci vec te mira ne jete,dhe ju falenderoj jashte mase te gjitheve qe shkruat sadopak rreshta per figuren e Nenes time te ndjere,e pse jo me ne fizikisht do mbetet perhere ne mendjet e zemrat tona gjithmone ne njerzve te dashur,dhe atyre qe e njihnin sadopak.

Mamaja ime zemerflori ishte e mira e botes,nuk njihte te keqija e ligesi ne brendesine e saj,dhe te keqes i kthehej me nje urtesi qe gjithmone e karakterizonte! Fjalet e mira per te s’kane fund,as dhimbja e madhe qe na la pas!

Pavarsisht dhimbjes time,tonen si familje,dua tju ngushelloj dhe une vajza e saj plot krenari dhe tju them se me vjen keq per te gjithe ju qe humbet nje mike te rralle e te shtrenjte,dhe ata qe jo te gjithe e vlersuan si duhej por prape mamaja ime e rralle e kishte vetine qe te keqen ta kthente te mire prandaj ishte e mira e te tjerve e u be e keqja e vetes nuk e shijoi dot kete jete ne lule te rinise!Ju ngushelloj te gjitheve ju,miq e shoke,kolege e ju qe e njihnit pa pasur muhabet ,te dashurit tane dhe me lini te them se vuajtja per te nuk paska fjale krahasimi,loti per nenen qenka i hidhur!

Por dua tju them se ajo do mbetet e paharrueshme per ne e pavaresisht menyres sesi u largua nga kjo bote dua qe gjithesecili prej jush ta kujtoje ate sic ajo percillte te ne ate frymen pozitive per nje bote me te mire e ta kuptoni se zgjodhi te clironte shpirtin e saj drejt paqes!

Ahhh ,sa fjale ka kjo zemer e ky shpirt per ty moj bukuroshja ime,ti ishe e do jesh perhere muza ime dhe cdo fjale tenden do vazhdoj ta permbush derisa Zoti tme kete dhene fryme per te qendruar e forte e per te rritur e vellane tim,dashuria jote per te cilin ishte e pafundme sepse eshte me i vogli! Vellai im gjithashtu do te te beje krenare moj floriri jone dhe uroj te jesh perhere me ne Engjelli yne mbrojtes! Ju ruajtte Zoti dhe e paci jeten e gjate ! 🙂 Me respekt femijet e Arlindes (Patty &Kevin Haxhiaj )