Vajza e Dr.Florit feston 10 vjetorin, surpriza që i bën Landi e lë pa fjalë (VIDEO)

loading...

loading...
Katrina, vajza e madhe e artistit të ndjerë Dr. Flori ka festuar sot 10 vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta që ka marrë nga miqtë dhe të afërm në Instagram, vogëlushja është gëzuar edhe më tepër sot, nga surpriza e Landi Hysit. Ai ka treguar gjithnjë se është mjaft i lidhur dhe kujdeset mjaft për fëmijët e mikut dhe kolegut të tij të ndjerë. Landi gjatë ditës së sotme e ka surprizuar Kaltrinën duke i shkuar në shkollë gjatë orës së mësimit. Më pas ai ka bërë shaka me të duke i dhuruar disa lodra për moshë më të vogël se e saj. Megjithatë vajza nuk i ka vënë re aspak dhuratat pasi ka qenë e emocionuar nga kjo surprizë që i është bërë në klasë. “Gezuar Datlindjen Kaltrina! Pjesa 1 Mund të rri nja 7 a 8 vjet duke menduar se çfarë e si të të uroj, por të dy e dimë mirë që s’do ketë vlerë sepse fjalët i merr era, por ajo që do të mbetet PËRJETË do jenë momente si ky i sotmi i krijuar aty-për-aty që NUK harrohen! GËZUAR PËR NJË PAFUNDËSI MOMENTESH TË TILLA DHE MOS HARRO SE MUND TË BËSH DHE BËHESH Ç’TË DUASH TI!”,-ka shkruar Landi krahas videos së postuar.

loading...