Vajza, bëhuni të bukura derisa jeni duke fjetur

loading...

loading...

Nata është koha më e mirë që t’i kryeni procedurat e bukurisë, transmeton Klan Kosova.

Është koha kur tërë trupi juaj rimëkëmbet dhe përpjekjet tuaja janë në kulmin e efikasitetit. Pra për këtë arsye duhet që para se të flini t’ia kushtoni vetes disa minuta.

Shikoni më poshtë disa këshilla, që ju të kujdeseni për veten ndërsa jeni duke fjetur:

Bëni një maskë fytyre me Aloe Vera

Lëngu i Aloe Verës ndihmon në zbardhjen e lëkurës, heqjen e puçrrave dhe parandalimin e rrudhave. Gjithashtu kujdeset për çdo lloj të lëkurës. Vetëm zgjidhni maskën e duhur për lëkurën tuaj: me vaj, të thatë ose të përzier. Është mirë që ta aplikoni atë dy herë në javë.

Bëni një maskë me vitaminë E dhe aplikoni poshtë syve

Lëkura nën sytë tuaj është e thatë, e hollë dhe e prirur për rrudhosje. Për të parandaluar plakjen, aplikoni maska të vitaminës E përpara se të shkoni në shtrat. Megjithatë, jini shumë të kujdesshëm me vitaminë E dhe përdorni vetëm disa pika: aplikoni në sasi të mëdha, mund të shkaktojë ënjtje dhe acarim. Aplikoni një herë në javë.

Aplikoni vaj në qerpikë dhe në vetulla

Aplikoni vajin e kokosit në buzë

loading...