Vajtimi në gjykatë i nënës së vrasësit të dyfishtë: Mos o shpirt ç’na bëre…Nënat e tyre i kisha shoqe! (VIDEO)

screenshot-2_1475746092-9350813

Nën masa të rrepta sigurie, Miklovan Parubi 33-vjeçari i cili mbrëmjen e 3 tetorit bëri masakër në një lokal në fshatin Dajç të Shkodrës duke lënë 2 të vdekur dhe 4 të plagosur, është paraqitur në Gjykatë. Në sallë e priste nëna e tij. Një grua e moshuar, e cila nuk ka mundur të shmangë lotët dhe dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë. Nënat e personave që mbetën të vrarë dhe të plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u lëshua nga dora e djalit të saj, Rita Parubi i ka pasur shoqe. Mes vajtimit në ambientet e gjykatës ajo thotë se tashmë ka turp të dalë nga shtëpia, ndërsa traumën për krimin e rëndë ende nuk e ka kaluar.Në një prononcim për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, e moshuara, thotë se nga turpi nuk ka mundur të shkojë për vizitë në familjen e viktimave dhe të lënduarve. “Hall i madh na ka rene. Nenat e viktimave dhe te plagosurve i kam patur shoqe. Me vjen turp te shkoj atje. Kemi qëndruar te mbyllur këto dite. Miklovanin e kane nxitur te tjerët sepse e kanë njohur të gjithë si djalë te mirë. Mua dhe Vanit na i kanë puthur duart nënat e viktimave dhe të plagosurve më parë. Nuk e di si ndodhi kështu. Do Zoti, nuk i japin burg për jetë. Jemi te traumatizuar nga ngjarja e rëndë.”, pohon mes lotësh gruaja për gazetarin Senad Nikshiqi. Me shpirtin e thyer të një nëne që e sheh djalin në një situatë të tillë, Rita Parubi thotë se Miklovani mund të jetë nxitur nga persona të tjerë për të kryer masakrën. “Mos oj nanë mos, Mos o shpirt çfarë na bërë, o shpirt i nënës”, – vajton ajo.
Gjykata e Shkodrës vendosi të japë ndaj Miklovan Parubit masën e sigurisë të “arrestit me burg”. 33-vjeçari ka pranuar krimin e kryer vetëm për një lojë pokeri, ndërsa me pas hyri në lokal me automatik, e kishte kërkuar t’i veçonte personat që donte të qëllonte, konkretisht dy viktimat Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti 30 vjeç dhe vëllain e këtij të fundit, që mbeti i plagosur Vinçens Kopshti, 26 vjeç. Por pasi nuk kishin pranuar të ndaheshin, Parubi deklaroi se qëlloi ndaj të gjithëve. Nga sulmi, të plagosur kanë ngelur edhe Aleks Prendi, 40 vjeç Ndok Marku, 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.