Vaji që përdoret më shumë se një herë, kancerogjen

loading...

loading...

Nga përdorimi më shumë se njëherë i vajit formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet nervore dhe disa lloje të kancerit.

 

Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin

 

Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit, njofton “Gazetaexpress”.

 

loading...