Ushtronte dhunë mbi nënën, kush është i riu nga Elbasani që “i tregonte forcën” asaj që i bëri kokën

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje.

Aldo Sabriu, u arrestua pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a/ dhe 321 të Kodit Penal.