Ushtria merr në kontroll pushtetin politik në Turqi, Erdogan gjendet jashtë vendit

safe_image


Mediat turke sapo kanë njoftuar se një pjesë e ushtrisë ka marrë peng Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Huseyin Akar ndërsa gjeneralët kanë shpallur grushtshtetin.
CNN Turk njofton gjithashtu se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në një vend të sigurtë jashtë Turqisë.
22:00 – Ushtria turke para rreth një ore ka bllokuar dy urat kryesore mbi Bosfor në Stamboll, ndërsa avionë luftarak të ushtrisë po fluturojnë mbi Ankara, raportojnë mediat turke.
Burimet e njëjta gjithashtu raportojnë se tanket e ushtrisë pak më parë kanë bllokuar edhe Aeroportin kryesor në Stamboll, Ataturk.
Ndërkohë, kryeministri turk Binali Yildirim përmes një lidhje telefonike për televizionin A Haber ka thënë se kjo ishte një tentim për grushtet nga ana e ushtrisë.
Nga ana tjetër, agjencia AFP ka njoftuar se ushtria merr në kontroll pushtetin politik në Turqi.
Megjithatë akoma nuk është e qartë se çfarë po ndodh dhe nuk raportohet për ndonjë incident të armatosur.