Ushtria austriake nëpër Kosovë kaloi afër 32 milionë kilometra rrugë

loading...

loading...
Komandanti i kontingjentit austriak të KFOR-it koloneli Norbert Klein vlerëson se situata aktuale në Kosovë është “në bazë stabile” por ka shtuar se mundësitë për konflikt ekzistojnë atje ku kthehen të shpërngulurit.

Ai lidhur me vizitën e djeshme të ministrit austriak të Mbrojtjes Gerald Klug në kontingjentin austriak të KFOR-it, ka folur për rrezikun nga krimi i organizuar, para së gjithash trafikimi me drogë dhe me qenie njerëzore re.

Klein, siç transmeton shtypi austriak, ka thënë se gjatë gjashtë muajve të shkuar, ka pasur, brenda javës, dy deri në shtatë incidente me të shtëna, hedhje bombash ose zjarre, në veçanti te krimi i organizuar.
Për ushtarët, ka thënë ai, ende janë rrezik minat e pashpërthyera.

Zëvendëskomandanti brigadieri Anton Veseli ka thënë se aktualisht nuk mund të parashihet zvogëlimi i trupave.
Në përgjithësi Veseli ka vlerësuar se Kosova është në rrugë të mirë.

Dialogu Beograd – Prishtinë, ka thënë ai, është i ndjeshëm dhe ka sjellë përparim në kufizimin e strukturave paralele.
Ministri Klug, gjatë adresimit ushtarëve ka thënë se paqja në Ballkan është me rëndësi shumë të madhe për Austrinë.
Pjesëmarrja austriake në KFOR po zgjat tash e 15 vjet. Në Kosovë aktualisht gjenden 392 ushtarë e gjatë rrotacionit pasues do të sillen edhe 130 ushtarë më shumë.

Në Kosovë deri më tash kanë qëndruar 23.400 ushtarë të Austrisë.
Nga dokumente të Ministrisë së Mbrojtjes të Austrisë del se nga 180 e 200 automjete ushtarake, ushtria e Austrisë në Kosovë ka kaluar rreth 31 milionë e 151 mijë kilometra udhë, se aeroplanët ushtarakë kanë bërë 480 fluturime dhe kanë transportuar rreth 18 mijë udhëtarë e rreth 4.760 tonë mallra. (Foto: Ilustrim)/koha/fishemdia/

loading...