Ushtari i KFOR-it gjerman ka ngacmuar seksualisht kosovaren?

loading...

foto

loading...
Bundesveri gjerman e ka kthyer në shtëpi një ushtar për shkakun se ai besohet të ketë ngacmuar seksualisht një femër kosovare, bashkëpunëtore e Bundesverit nga stafi vendor.

Duket se udhëheqësit përgjegjës të trupave gjermane në Kosovë kanë mbledhur informacione të mjaftueshme për të marrë këtë vendim, shkruan Spiegel Online.

Ngjarja ka ndodhur më 8 mars në kampin “Film City” të Prishtinës. Komanda e misionit ushtarak gjerman në Kosovë e ka konfirmuar informatën për mediet gjermane.

Sidoqoftë, çështjen nëse ushtari ka ngacmuar seksualisht kosovaren ose jo, do ta zbardhë prokuroria e përgjithshme në Ellwangen.

Nën veprën “shkelje kundër `vetëvendosjes seksuale`në ligjin penal gjerman përfshihen si ngacmimi seksual ashtu dhe përdhunimi.

Bundesveri ka informuar tashmë deputetët e Bundestagut lidhur me deliktin e kryer në Kosovë, shkruan Spiegel Online.

Në Kosovë, aktualisht janë të stacionuar 750 ushtarë gjermanë.

loading...