Ushtarët e kallin në Bunavi të Vlorës, tundje vithesh me këngë popullore (VIDEO)

screenshot-2_1480245117-9543942

E keni parasysh kur thonë: “Jam martuar me ushtarak”, apo “E kam babin ushtarak”? Çfarë ju vjen fillimisht në mendje sa kujtoni këtë fjalë? Me siguri ndonjë person shumë strikt, të rregullt, të ashpër dhe ekstremist korrekt. Gjëja e fundit që mund t’ju vijë në mendje është një fytyrë e qeshur, plotë humor, apo një person që kërcen për shtatë palë qejfe në mes të gjithë kolegëve të tjerë, si këta që do të shikoni në videon e mëposhtme. Ata janë ushtarët e një prej reparteve që ndodhen në Bunavi dhe duket që janë të lumtur, ose të paktën po kalojnë disa çaste të lumtura, duke marrë shkak nga festat e nëntorit. Mënyra se si ky ushtarak kërcen të shkrin gazit dhe meriton një bravo të madhe për imitimin e vajzave dhe gjesteve të tyre aspak të këndshme, siç është tundja e vitheve (shikoni videon me vëmendje, ushtari që kërcen imiton një moment të tundjes së vitheve).