‘Ushtarë të UÇK-së vranë edhe zyrtarë politik’

Williamson ka thënë se elementë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë pa gjyq edhe kundërshtarët e tyre politikë shqiptarë.
Sipas tij, ndaj kundërshtarëve politikë ka pasur fushatë të dhunës dhe të frikësimit.

“Për më tepër ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK’së ndërmorën një fushatë të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë kosovarë e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor” ka thënë ai.