Ushqimet të cilat largojnë nikotinën nga trupi juaj


Nikotina është kemikati i cili e bën kaq të vështirë lënien e duhanit. Është një nga kemikatet më të njohura për njerëzimin e cila krijon varshmëri dhe konsumohet në tërë botën ndër shekuj.
Nikotina është një simulant që mund të bllokoj qelizat e muskujve dhe ato nervore të kryejnë funksionin e duhur. Bima e duhanit prodhon nikotinë që mund të rris rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut si dhe rrit rrezikshmërinë për sulm.

Edhe pse ekzistojnë ndalesa për pirjen e duhanit, parandalime shëndetësore dhe fakte shkencore të cilat tregojnë se sa e dëmshme është pirja e duhanit, njerëzit megjithatë zgjedhin ta konsumojnë atë.

Nëse jeni duhanpirës ekziston mundësia të largoni nikotinën nga trupi juaj duke konsumuar ushqime të ndryshme.

Dhjetë nga këto ushqime mund ti shihni më poshtë.

1. Brokoli
Brokoli përmban vitaminat B5, C dhe B të cilat ndihmojnë në rregullimin e shumë funksioneve në trupin tonë.

2. Portokall
Konsumimi i nikotinës ul nivelet e vitaminës C përderisa konsumimi i portokallit rregullon dhe rrit nivelet e kësaj vitamine.

3. Spinaq
Spinaqi përmban acid folik përndryshe vitamina B9, qe është e njohur për largimin e nikotinës nga trupi.

4. Gjengjefil
Gjengjefili ndihmon në largimin e shume simptomave të cilat shkaktohen nga pirja e duhanit.

5. Boronica të kuqe
Acidi i cili gjendet tek boronicat e kuqe ndihmon largimin e nikotinës nga sistemi i qarkullimit të gjakut më shpejt se normalisht.

6. Limon
Duke konsumuar limon rregulloni sistemin tuaj imunitar. Vitamina C, e cila gjendet tek limoni, largon simptomat te cilat shkaktohen nga pirja e duhanit

7. Karrota
Karrota rimbush nivelet e vitaminave A,C dhe K duke ndihmuar forcimin e mbrojtjes natyrale të trupit tuaj.

8. Shega
Pirja e duhanit ngrit rrahjet e zemrës, shtypjen e gjakut dhe ul nivelet e oksigjenit në trupin tuaj. Për të larguar këto simptome duhet të konsumoni shegë e cila gjithashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe.

9. Misër
Misri përmban vitaminën E, e cila ndihmon ne elasticitetin e sistemit të qarkullimit të gjakut.

10. Lakër jeshile
Lakra jeshile është burim natyral i antioksidantëve te cilët ndihmojnë trupin tuaj të lirohet nga nikotina e padëshirueshme.
nono