Ushqimet që të bëjnë më të uritur

ushqimi1[1]

Disa ushqime ta shtojnë më shumë urin, edhe pse keni ngrënë mjaftueshëm nuk ndiheni të ngopur. Ju ka rastisur që të keni ngrënë këto ushqime të paktën një herë në jetë.

Disa ushqime janë kurth i vërtetë për stomakun pasi ndjenja e urisë është e pakëndshme dhe këto ushqime ta theksojnë këtët ndjesi. Sigurisht që do të ishte e rekomandueshme që të shmanget ushqimi i tillë, edhe nëse është pjesë normale e ndonjë diete, sepse shumë shpejt do t’ju mashtrojë dhe do t’jua kthejë me kalori shtesë.

Fillojmë nga e keqja më e madhe – patatet e skuqura. Pjesa e pashmangshme e shujtës junk në restorantet e ndryshme fast food, për shkak të shtresës ideale për manipulim me pikën që jeni duke ngrënë diçka shumë të mirë. Të shijshme janë, shpesh hahen edhe si shujtë e vetme, por me sasinë e karbohidrateve për të cilat nuk keni nevojë, përbrenda janë të mbushura me niseshte që nuk do t’ju ngopë dhe pastaj pason salca, keçapi, dhe ja qindra kalori në të cilat nuk keni llogaritur.

Jogurtët me shije janë hit i vërtetë dhe kur e dimë që jogurti është i mbushur me kalcium që i mban eshtrat e forta, atëherë shija shtesë na vjen si bonus. Por pikërisht këtu është kurthi, sepse kalcium do të konsumoni shumë pak, sheqer në sasi të pabesueshme dhe përsëri do të jeni aty ku keni qenë. Blini jogurt të thjesht dhe shtoni vetë pemët, kjo është gjëja e duhur.

Hot dogu është ushqim që e blini në rrugë, është vështirë t’u rezistohet aromave dhe samunit të nxehtë të mbushur me mustardë ose keçap. Por problemi është në salsiçen e mbushur me nitrate, natrium dhe konzervanse. Do të thotë stomakun e mbushni me përbërës artificial dhe ai shumë shpejt kërkon edhe më shumë e më shumë.

Pasta e bardhë me salcat e ndryshme është mysafire e shpeshtë në tavolinë, madje në recesion edhe e domosdoshme, por gjatë përpunimit i hiqen fibrat e dobishme dhe përbërësit tjerë të ushqyeshëm, ndërsa pjesa tjetër janë karbohidrate të thjeshta që çrregullojnë nivelin e glukozës në gjak dhe japin ndjenjë edhe më të madhe të urisë. /albeu.com/