Ushqimet që duhet të shmangni para seksit

Që të keni një marrëdhënie sa më të mirë dhe pa probleme duhet të merrni parasysh edhe çfarë keni konsumuar para se të hidheni bëni seks.

1. Fasulet janë një ushqim që jo vetëm krijojnë probleme me gazrat por ju fryjnë shumë. Ata përmbajnë një lloj sheqeri të patretshëm sipas një studimi të publikuar në “Nutrition Journal”.

2. Sheqeri artificial që përdoret në kafene. Ndërkohë që ato kanë 0 kalori ato përmbajnë përbërës të vështirë për tu tretur.

3. Brokoli. Por edhe lakra, lulelakra të cilat përmbajnë një sheqer të ngjashëm me atë të fasuleve do ju fryjnë.

4. Mishi i kuq. Ndërsa një darkë me biftek mund të tingëllojë mjaft romantike, duke ngrënë një copë të mishit të kuq ju i keni hapur punë vetes, pasi do të jetë e vështirë për ta tretur atë. Kjo madje do ju bëjë të ndiheni i përgjumur dhe jo i gatshëm për veprim.

5. Haribo të zeza. Këto lloj karamelesh sjellin një ndryshim hormonal, i cili do të ngadalësojë veprimin tuaj gjatë seksit sipas një publikimi në New England Journal of Medicine.

6. Djathi. 75% e njerëzve janë intolerantë ndaj laktozës. Shumica prej nesh e kanë problem ti tresin produktet e qumështit sepse përmbajnë enzimën laktozë. Prandaj shmangini që mos të keni gazra dhe fryrje të madhe.

7. Alkooli. Alkooli i tepërt mund t’ju bëjë të përgjumur.

8. Çamçakëzi. Jemi dakord që teknikisht nuk është një ushqim. Por ju duhet të dini se përveç aromës së freskët në gojë ai ju jep një fryrje të madhe. Kjo do të vrasë idenë tuaj për seks sado të freskët ta ndieni gojën.