Urime kosovarë: Sapo erdhi një super lajm nga BE-ja për Kosovën

loading...

Screenshot_3

loading...

Kështu e ka interpretuar rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Europian Ministri Bekim Collaku. Sipas tij, PE ka bërë thirrje që te gjitha palët t’i bëjnë veprimet e nevojshme që vizat për Kosovën të hiqen gjatë vitit 2016.
“Parlamenti Evropian sapo miratoi Rezolutën e radhës për Kosovën në Strasburg.
Rezoluta përmban kërkesa të qarta për përforcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.
Mirëpres sidomos vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për progresin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe thirrjet që të gjitha palët e përfshira të bëjnë veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016.
Unë shpreh mirënjohjen time të lartë për Parlamentin Evropian i cili e ka shprehur qartë edhe një herë gatishmërinë e vet për të dhënë pëlqimin e vet ndaj propozimit eventual nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, si dhe ka ftuar Komisionin Evropian që të bëjë një gjë të tillë sa më shpejtë. Për më tepër, e çmoj shumë rëndësinë që ky institucion i jep nevojës për intensifikimin e kontakteve ndër-njerëzore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të shteteve të BE-në

loading...