Urime Klubet e Kosovës në Champions League

loading...


Federata e Volejbollit e Kosovës e ka marrë një konfirmim të fortë nga Federata Evropiane e Volejbollit.
Nga ky edicion Kosova do të përfaqësohet me dy klube, jo sikur vitin e kaluar me një dhe madje njëra do të jetë edhe pjesë e garave të Champions League.
“Ju informojmë se këtë vit pas insistimit këmbëngulës të Bordit dhe Kryetarit të Federatës së Kosovës, na është lejuar pjesëmarrja e dy ekipeve në të dyja konkurrencat në garat e CEV-it 2017, dhe atë: 1. Liga e Kampionëve (Champion League), 2. Kupa e sfiduesve (Challenge Cup). -Fituesit e Kampionatit (vetëm Kampionët) kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Ligën e Kampionëve (Champions League). Pasi që këtë vit në Kampionatin tonë fituesit e Kupës së Kosovës janë po ata fitues të Kampionatit, ateherë i jepet e drejta ekipit të dytë të kualifikuar në Kampionatin e Kosovës (finalistit të Play-off it), që të marrë pjesë në Kupën e Sfidës (Challenge Cup).
Njeherit ju informojmë që ekipet që kanë të drejtë pjesëmarrjeje duhet të deklarohen me shkrim në FVK për pjesëmarrje apo jo më së largu deri me datën 05.05.2016,ora 23.59. Ekipet që janë të interesuara të marrin pjesë në garat e CEV-i e që u takon ajo e drejtë, duhet gjithashtu të deklarohen me shkrim në FVK-së, si dhe të deponojnë shumën prej 5,000.00 (pese mijë) eurosh në llogarinë e FVK-së, si garanci që do të marrin pjesë dhe do t’i kryejnë obligimet ndaj CEV”, thuhet mes të tjera në njoftimin e FVK-së.
chami

loading...

loading...