Urim i veçantë i Bayernit, me foto të Xherdan Shaqirit

Gjiganti bavarez, Bayern Munchen, ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Fitër Bajramit. Ky urim bëhet më i veçantë për shqiptarët, pasi këtij urimi i kanë bashkangjitur edhe një fotografi të yllit shqiptar në futboll, Xherdan Shaqiri.
Skuadra kampione e Gjermanisë, ka shfrytëzuar llogarinë e tyre në rrjetin social facebook, për t’i uruar të gjithë myslimanët, ndërsa në urim kanë bashkangjitur edhe një fotografi të dy lojtarëve të saj mysliman, Xherdan Shaqiri dhe Franck Ribery.
“Urime Bajramin të gjithë tifozëve myslimanë të Bayern Munchen, Mia San Mia”, shkruhej në urimin skuadrës gjermane, të cilët urimit i kanë bashkangjitur një fotografi të Shaqirit dhe Riberys.