“Urdhri i Putinit: Ngrini flamurin e Kosovës ose do të vij ta ngre vetë”


Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, pas mbërritjes në Prishtinë, gjatë konferencës së dhënë për mediat, ka rrëfyer detajet e ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës në Rusi.
Kuka tha se ka qenë ndërhyrja e drejtpërdrejtë e presidentit rus, Vladimir Putin, ajo që ka bërë të respektohet siç duhet fituesja.
Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të shkonte vetë që të vendoste flamurin kosovar.
“Putini ka qenë dakord për të vendosur flamurin e Kosovës, por Ministria e Jashtme e kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka./kosovapress
Vladimit-Putin-650x358