“Uragani” Elhaida Dani në The Voice of Italy

loading...

ELHAIDA-DANI-29_3

loading...
Kur hyri në skenë ndoshta shumë telespektatorë dhe vetë juria nuk patën menduar se vajza 19-vjeçare nga Shkodra do të qe një e papritur kaq e madhe për edicionin e parë italian të The Voice.

Elhaida Dani është e njohur për publikun shqiptar si pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës dhe më pas si fituese e Top Fest 2012 në Top Channel në këngën “S’je më”, arriti që vetëm më një interpretim të kthehet në këngëtarën që befasoi edhe jurinë.

Muzikanti Piero Pelu, i grupit “Litfiba”, i cili u shpreh se me zërin që ka kjo vajzë mund të bëjë ç’të dojë, e pyeti nëse emri i saj është Uragan dhe nuk fshehu admirimin për këtë zë të pabesueshëm. Ndërsa Raffaela Carra e cilësoi thjesht “të mrekullueshme”dhe bëri ç’është e mundur që ta bindte për ta marrë në skuadër.

Elhaida, që publiku e përshëndeti me entuziazëm duke u ngritur në këmbë, do të jetë nën drejtimin e këngëtarit dhe autorit Riccardo Cocciante dhe e pret një sfidë e rëndësishme dhe jo e lehtë. Sipas komenteve në internet Elhaida konsiderohet që tani fituesja e emisionit.

Përgëzimeve të telespektatorëve italianë u janë shtuar ato në shqip. Shumë prej te cilëve përveç se urimeve që i bëjnë këngëtares së re, e konsiderojnë atë si një përfaqësuese që nderon shqiptarët dhe Shqipërinë.

loading...