“Uragani” Elhaida Dani lë gojë hapur jurinë e “The Voice of Italy” (video)

loading...

Të katërt janë kthyer, mirëpo vetë shqiptarja zgjodhi Ricardo Coccianten.

Bëri vërtet bujë paraqitja e një tjetër këngëtareje shqiptare në “The Voice of Italy”. Pas Marsela Çibukajt, që u zgjodh nga Noemi, mbrëmë ka qenë radha e Elihaida Danit, 19-vjeçares shkodrane, e cila u bë e famshme për publikun shqiptar me fitoren e edicionit të kaluar të “Top Fest”. Me synimin për të tentuar një karrierë përtej kufinjve të vendit tonë, ajo ka zgjedhur të vendoset në provë pikërisht në “talent-show”-n që transmetohet nga Raidue e që është ende në fazën e “blind auditions”.

Elhaida interpretoi këngën “Mamma knows best” të Jessie J, duke lënë të mahnitur me performancën dhe zërin e saj pjesëtarët e jurisë Raffaella Carrà, Riccardo Cocciante, Noemi e Piero Pelù, të cilët u kthyen të katërt me dëshirën për ta pasur në ekipin e tyre, teksa e kanë cilësuar si “Uragan”. Mirëpo, si përfundim, megjithëse mw e mrekulluara nga ajo ishte Raffaela Cara, vetë Elhadia ka zgjedhur legjendën e muzikës italian, Ricardo Cocciante. Teksa mbrëmë gjithashtu ajo ishte e ftuar edhe në “Top Show Mag”, ku u shpreh se mbeti shumë e emocionuar nga përvoja e parë që pati në një spektakël si ai i transmetuar nga RAIDUE.

loading...