Universitetet më të mira të Europës

loading...

un-620x330

loading...

Universitetet britanike janë më të mirat në Europë, pavarësisht rritjes së kostos për studimet e larta atje. Sipas një renditjeje të bërë nga “Times Higher Education” (THE), universitetet britanike përbëjnë ¼ e institucioneve më të mira të arsimit të lartë në Europë.
“Oxford”, “Cambridge” dhe “Imperial College London” renditen në krye të listës. Rivalet më të forta të universiteteve britanike duket se janë ato gjermane, të cilat zënë 36 vende në listën prej 200 të tillave.
“Ludwig Maximilian University of Munich” është universiteti më i mirë në Gjermani, i cili në listën e Europës renditet i dhjeti. Në vendin e katërt qëndron Instituti i Teknologjisë në Zvicër.
University of Oxford (Britani e Madhe)
University of Cambridge (Britani e Madhe)
Imperial College London (Britani e Madhe)
ETH Zurich Swiss Federal Institute of Technology Zurich (Zvicër)
University College London (Britani e Madhe)
London School of Economics and Political Science (Britani e Madhe)
University of Edinburgh (Britani e Madhe)
King’s College London (Britani e Madhe)
Karolinska Institute (Suedi)
LMU Munich (Gjermani)

loading...