Unë plaka, seks të zjarrtë me 22-vjeçarin, shokun e djalit tim!

couple-in-bed-holding-hands-680x350-530x300

I kam tre fëmijë, të rritur. Nuk kam pasur kurrë probleme me burrë, por kohëve të fundit në jetën time ndodhi një e papritur, e që po më brenë ndërgjegjja për tradhtinë që i bëra burrit. Kështu thotë në rrëfimin e vet nëna 50 vjeçe…

Tash jam në një udhëkryq dhe në një dilemë, ku nuk po mund të gjej zgjidhje, sepse po frikësohem se për turpin tim mos ka kuptuar edhe djali im, i cili edhe është shok i ngushtë i të dashurit tim, e që ma ka ngatërruar mendjen, jetën…

Tash jam 50 vjeçe dhe kam nisur një romancë me një djalë shumë më të ri se unë, vetëm 22 vjeç dhe ndjenjat e mia ndaj tij veç sa po shtohen…

Çdo gjë nisi në kohën e pushimit vjetor në bregdetin shqiptar. Aty erdhi edhe im bir me shokun e vet nga Zvicra.

Edhe ata u vendosën në hotelin ku isha unë me fëmijët e tjerë, e që burri im nuk ishte me ne, sepse nuk mundi të marrë pushim nga kompania ku punon.

Një mbrëmje, teksa shëtisja vetëm në plazh, nga larg pash se vinte shoku i tim biri. Nga larg ia bëra me dorë që t’më shihte. Pas një shëtitje të vogël bashkë, u ulëm në restorantin më të afërm dhe morëm nga një kafe. Thënë të drejtën, ndenjëm në restorant së paku një orë dhe ku hymë e ku dolëm me fjalë… Më tha se ishte ndarë nga im bir meqë ai ishte njohur me një vajzë nga Peja dhe kishin dal të shëtisnin… Kur u ngritëm, nuk e lash të paguante, sepse e konsideroja si fëmijën tim.

Që të shkonim në hotelin ku flinim duhej të kalonim nëpër një rrugicë paska më të errësuar. Aty edhe dora ime preku dorën e tij dhe ndjeva një rrëqethje në trup. Ai, sikur e hetoi këtë, ma shtrëngoi dorën fort e fort dhe më ndali në rrugë. As që bëri fjalë dhe në shpejtësi më puthi. Humba në ato çaste dhe nuk dija më as të logjikoja. Di se pas pak jam gjetur në dhomën e tij, e që në ato çaste në të nuk ndodhej askush veç meje e tij. U kënaqëm e u kënaqëm rrafsh një orë, sepse ai ma bëri me dije se im bir atë natë nuk do të vinte të flinte në hotel, meqë do flinte te e dashura e tij që sapo e kishte njohur.

Kur u ktheva në dhomën time, vajzat e mia veç ishin në gjumë. U gëzova që nuk më panë se erdha vonë…

Me të dashurin tim të ri u takuam edhe mbrëmjeve të tjera, por në dhomë më nuk patëm rastin të shkonim bashkë. Kënaqësinë e dhomës e përjetuam vetëm pasi jemi kthyer në Zvicër, por jam në hall se si të largohem prej tij, meqë jam dashuruar në të, e që po të kuptojë djali im s’di si do të dal para tij…

Tash po e vërej se epshi qenka një ndjenjë shumë e fortë dhe na shtynë të bëjmë shumë gabime të pandreqshme. Mendoj se ky djalë i ri është, thjesht, një magnet seksual për mua. Por, të jem e sinqertë, kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë, sepse do e kuptojnë fëmijët dhe burri im, e atëherë vaj halli për mua…