Unë dua Sarën, jo Top-Milionat e saj (VIDEO)


Moderatori Ledion Liço ka qenë i ftuar në emisionin “InLife” në INTv, ku ka folur për vetën dhe për të dashuren e tij, Sara Hoxhen.

Ledioni ka thënë për aren se ajo ndikon shumë si mike dhe që e sjell shpesh herë më këmbë në tokë por edhe e acaron gjithashtu. “Ajo më acaron ndonjëherë sepse merret më shumë më shumë me atë çfarë unë nuk kam bërë, sesa me atë që kam bërë”, ka thënë prezantuesi i “Voice of Albania”.

Ai tregoi se në fëmijëri, kanë qenë një familje e varfër dhe nuk kishte arusha për të përqafuar dhe përqafonin jastekët, gjë të cilen e bën edhe sot. Ledioni tha se që i vogël ai ka dashur të bëhej një njeri i madh dhe se shkruante dhe dilte të prezantonte para pasqyrës.

Por m një modesti të thjeshtë për arritjet e tij ai u shpreh se “Unë nuk mendoj se jam VIP, në Shqipëri VIP-a janë ata që kanë shumë para. Unë nuk kam shumë para, jam një njeri i zakonshëm.”

Screen-Shot-2016-01-24-at-12.52.17-AM-800x445