Ulet në çadrën e zënë, nënë e bijë sherr me plazhisten në Borsh (VIDEO)

auto_sherr1459718722-770x470

Nëse jeni në plazh, bëni mirë të kujdeseni që të mos uleni në një çadër të zënë sepse mund ta pësoni keq. Rasti më i fundit vjen nga Borshi, ku një vajzë është ulur në çadrën e një zonje. Kjo e fundit i merr kamerdaren dhe ia përplas më tutje, si për të thënë që vendi është i zënë. Vajza që kishte kamerdaren e shtyn zonjën, ndërsa në ndihmë të kësaj të fundit ka ardhur menjëherë e bija. Ajo fillon ta godasë vajzën me shpulla dhe me shqelma, siç duket në video. Më pas mes tyre ndërhyn bashkëshorti i vajzës që zuri çadrën, i cili është me fëmijë në krah. Sipas raportuesit, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila nuk ka lejuar që të vazhdojë konflikti, ndërsa vajza me bashkëshortin dhe fëmijën e saj janë larguar pas konfliktit me pushueset tjera.