“Ulërimat e nënës i dëgjoi gjithë fshati”, flet dëshmitari pas përvëlimit të gjallë të trinjakëve

Një tragjedi nga ato që i kalon përmasat e njerëzores ndodhi sot në banesën njëkatëshe të familjes Konçi në fshatit Romanat të Durrësit, aty ku u shuan padrejtësisht tre vogëlushë.

Pas zjarrit që i mori jetën trinjakëve, banesa ka mbetur në errësirë, ndërsa gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell për BalkanWeb dëshmitë e para nga vendngjarja.

Nëna e të vegjëlve që ndodhej në punë në ato momente ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët thonë se britmat e saj i ka dëgjuar i gjithë fshati.

Banorët thonë:

“Do ketë qenë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera. Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”.