Ulërima në kupë të qiellit e të qara, momenti kur 16-vjeçarja e ISIS shkon drejt ekzekutimit

Një video e bërë publike sëfundmi në internet tregon se si një vajzë adoleshente nga Gjermania, e cila ishte bashkuar me Shtetin Islamik, ISIS, është kapur nga forcat e rendit.
16-vjeçarja Linda Wenzel është gjermane dhe në video shfaqet duke qarë. Pavarësisht kësaj, forcat irakene nuk ndalen, por po e çojnë drejt ekzekutimit në Mosul.Pas një beteje të gjatë prej 9 muajsh kundër militantëve në grupin e Mosulit, ata arritën të merrnin kryeqytetin dhe trupat irakene arrestuan disa ekstremistë që sundonin në qytet.Wenzel ra në pranga pasi forcat vendase zbuluan një grup me 20 femra mbështetëse të ISIS nga shtete të ndryshme, të cilat fshiheshin brenda një tuneli.Adoleshentja gjermane ishe shpallur e zhdukur nga shtëpia në Pulsnitz, pranë Dresden gjatë muajit të kaluar, ndërsa prindërit e kërkonin në mënyrë të dëshpëruar.

Video