Ukrainë, politikani pro-rus sulmon verbalisht gazetaren shtatzënë -VIDEO

loading...

0

loading...
Një politikan pro-rus në Ukrainë ka sulmuar verbalisht një gazetare shtatzënë pasi ajo i bëri një pyetje mbi sanksionet kundër Ukrainës gjatë një konference shtypi.

Vladimir Zhirinovsky i kërkoi dy ndihmësve të tij ta “përdhunonin egërsisht” gazetaren Stella Dubovitskaya në një shpërthim zemërimi të habitshëm.

Pas pyetjes së Dubovitskajas, themeluesi i Partisë Liberal Demokratike nisi të bërtasë dhe iu drejtua dy ndihmësve të tij të rinj me këto fjalë: “Kur t’ju them unë, shkoni dhe përdhunojeni egërsisht atë.” Më pas, i kapi krahun njërit prej tyre dhe duke e shtyrë drejt gazetares i tha: “Kape, puthe!”

Kur kolegët e saj gazetarë u futën në mes për ta mbrojtur, politikani tha: “Ky nuk është vend për gratë shtatzëna. Kemi nevojë për njerëz të shëndetshëm. Gratë shtatzëna nuk duhet të paraqiten në punë. Rri në shtëpi dhe kujdesu për fëmijën, dakord?”

Agjensia Russian Today për të cilën punon gazetarja doli me këtë komunikatë pas incidentit që ndodhi ditën e premte: “Duke marrë shkas nga incidenti i shpifur që i ndodhi korrespondentes sonë, ne do të padisim zotin Zhirinovsky.”

loading...