Uji që del nga 2 mijë metra thellësi shëron kancerin

Rrëfimi i gruas që pretendon se jeton falë kroit të Borizanës

Vata: U jepnim ujë zogjve dhe kurrë nuk sëmureshin

“Mjeku më kishte thënë se nuk kam më jetë. Mora qindra litra ujë nga kroi i Borizanës në Krujë, të cilin e pija dhe i laja sytë. Më besoni, tash jam shëndosh e mirë. Kur kam shkuar në Prishtinë, mjekët janë befasuar kur më panë. U kam treguar për këtë ujë dhe ata tek atëherë filluan të mendojnë seriozisht dhe më kërkuan një gjysmë litri ujë për analiza, por kurrë më nuk më njoftuan se si u dolën ato analiza. Tash po dëgjoj se në  Prishtinë këtë ujë e shesin në dy- tri vende nga 50 euro litrin”, shprehet për gazetën “Kosova Sot”, Ferdije Gashi

Kroi i Borizanës në Krujë besohet se ka veti shëruese, sepse del nga 2 mijë metra thellësi. Gjatë vizitës që i bëmë këto ditë këtij kroi, mësuam se etimologjia e këtij emërtimi vjen nga burimi i zanave, që në mitologjinë shqiptare është shumë i njohur. Borizana, në drejtim të Tiranës, ndahet në të majtë dhe nga aksi kryesor Fushë- Krujë- Tiranë dhe saktësisht  nga kjo rrugë deri tek burimi ka  4.5 km. Burimi në fakt është një fenomen në vete. Uji del nga thellësia prej 2 mijë metrash, sipas hulumtimeve gjeologjike që ishin bërë gjatë regjimit komunist. Pas daljes së këtij uji, ky burim kishte mbetur i pambuluar, kurse aty afër ishin bërë edhe kërkime për naftë. Por, që nga ajo kohë deri më tani ky burim rrjedh në qetësi. Në kohën e kooperativave, shefi i kooperativës së Borizanës, Muharrem Sefa dhe zyrtarë të tjerë  të lartë të shtetit  pinin nga  ky krua. Fshati Borizanë ka rreth 400 shtëpi dhe gjithmonë këtë ujë e kanë përdorur për pije. Vendësit tregojnë se ujin e përdornin edhe fermat e pularisë, sepse besonin se kur pinin këtë ujë ato nuk sëmureshin, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

 

Image

 

Rrobat laheshin pa sapun e detergjent

Uji i Borizanës, edhe pse mban aromën e vajgurit, është i pijshëm. Sipas Tane Matajt, 84 -vjeçare, këtë ujë e kanë marrë  për ta pirë banorët kur kanë pasur ngërçe barku, pastaj dhimbje veshke, por ujin e kanë përdorur edhe për larje dhe mënjanim e çdo  infeksioni, “puçrre” nëpër lëkurë. Mifar Kodra shpjegon se me këtë ujë kanë larë rrobat pa sapun e pa asnjë lloj  detergjenti. Ky ujë ka veti të shumta shëruese, duke filluar nga shërimi i sëmundjeve të veshkës, stomakut deri tek sëmundja e rënda të kancerit. Banorët e këtushëm flasin me përkushtim për vetitë e këtij uji shërues. Dike Vata shpjegon me admirim se njerëzit ka kohë që e përdorin këtë ujë. “Ne me këtë ujë rrisnim zogjtë e posaçelur të pularisë. Unë aty kam punuar dhe veç këtij uji nuk u kemi dhënë tjetër zogjve. Asokohe zogjtë e kësaj pularie ishin më të shëndetshmit”, pohon ajo për gazetën “Kosova Sot”. Tutje shton: “Atëherë ne detyroheshim që të merrnim ujë në këtë krua dhe t’u qesim zogjve, ngase në këtë mënyrë luftonim sëmundjet e zogjve”.

 

Image

 

Shkojnë edhe nga Serbia

Po qe se këtij uji ia ofron zjarrin, ai ndizet flakë. Ka një erë të vajgurit, por që është i pijshëm dhe me kohë i kalon era. Se ai shëron disa sëmundje, e pohon edhe pronari i këtij kroi Shaban Çeça, i cili tregon se interesimi i deritashëm nuk ishte i madh për këtë ujë, por dëshmitë flasin për shërimin e sëmundjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera. “Ne nuk kemi bërë asnjë hulumtim të këtij uji, por e kam lënë me qëllim jashtë oborrit për të marrë ujë për bamirësi. Këtë ujë deri tani e merrnin për dhimbje stomaku, pastaj për veshkë. Por tash janë shpeshtuar njerëzit dhe ata që vijnë shpjegojnë se po shërohen edhe nga sëmundja e kancerit, leukemisë dhe sëmundje të tjera. Ne nuk e dimë se cila është e vërteta, por, diçka e di se uji që shitet, kundër kancerit në një farmaci në Krujë është i këtij kroi “, shpjegon Çeça. Ai thotë se kishte ardhur nga maja e malit mbi Krujë dhe e kishte blerë këtë vend, ku tani ka ngritur shtëpi. Ai shpjegon se kohëve të fundit  këtu vijnë edhe nga Serbia e marrin këtë ujë dhe e shesin për ilaç të veçantë për shërimin e sëmundjes së kancerit. Ai tutje shton se këtu kanë ardhur mjekë nga Gjilani e Prishtina e qytetarë nga Prizreni. “Më gëzon fakti kur njerëzit  vijnë pas një viti apo më shumë dhe më sjellin ndonjë dhuratë se i afërmi i tyre ka shpëtuar apo po shërohet. Besomëni kjo më gëzon, sepse ky ujë  tani u pa se ka veti shëruese, por këtë ujë duhet ta gëzojnë të gjithë shqiptarët e të tjerët”, shprehet ai për “Kosova Sot”.

 

Image

 

Arif Gashi, nga Prizreni, tregon se pasi gruas së tij i ka thënë mjeku se s’ka më shërim dhe se brenda pak dite mund të vdesë, falë këtij uji ajo tani e një vit është gjallë dhe është shumë mirë me shëndet. Edhe Ferdije Berisha tregon për gazetën “Kosova Sot” se mjeku i kishte thënë se nuk kam më jetë, ajo kishte marrë qindra litra ujë, të cilin e pinte dhe i lante sytë. “Më besoni, tash jam shëndosh e mire. Kur kam shkuar në Prishtinë, mjekët janë  befasuar kur më panë. U kam treguar për këtë ujë dhe ata tek atëherë filluan të mendojnë seriozisht dhe më kërkuan një gjysmë litri ujë për analiza, por kurrë më nuk më njoftuan se çka u dolën ato analiza. Tash po dëgjoj se në  Prishtinë këtë ujë e shesin në dy- tri vende nga 50 euro litrin. “Uji më së miri ruhet në shishe xhami. Mund ta pish e të lahesh me atë. Mua më ka bërë mirë, edhe pse mjeku pati menduar se unë po vdes shpejt nga kanceri. Falë Zotit dhe këtij uji, unë jam gjallë dhe nuk kam ndonjë ankesë. Flokët më janë ripërtërirë dhe po ndihem mirë”,