Ujë me kastravec: pija që shërben jo vetëm për t’u dobësuar!

Tani që stina e verës po afron, pijet detoksifikuese janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për të mbajtur një peshë të qëndrueshme, por edhe për të trajtuar disa kushte shëndetësore.

Ja pse duhet të pini ujë me kastravec çdo ditë:

Hidraton trupin: kastravecat përmbajnë rreth 95% ujë, ato do t’ju mbajnë të hidratuar gjatë gjithë kohës.

Ju ofron vitamina dhe minerale: kastravecat kanë shumë pak kalori, por përmbajnë shumë elementë të dobishëm si antioksidantë, kalium, vitaminë A dhe C. Ju përveç se do të hidratoheni do të përfitoni edhe shumë vitamina e minerale.

Ul presionin e gjakut: kaliumi i gjendur në kastravec mundëson uljen e presionit të lartë të gjakut.

Ndalon urinë: njerëzit shpesh e ngatërrojnë dehidratimin nga uria. Ndonjëherë uria dhe etja përdorin të njëjtat impluse nervore. Pini një gotë ujë me kastravec ndërmjet vakteve dhe do të largoni ndjenjën e urisë.

Përmirëson shëndetin e lëkurës: kastravecat kanë dobi mjaft të mira në shëndetin e lëkurës. Ato e bëjnë lëkurën më të shëndritshme dhe të hidratuar.

Promovon zhvillimin e muskujve: vitaminat dhe mineralet e gjendura në këtë ujë detoksifikues zhvillojnë dhe rigjenerojnë indet e muskujve. Para dhe pas stërvitjes pini nga një gotë ujë me kastravec.

Largon erën e keqe të gojës: uji me kastravec është një detoksifikues shumë i mirë, ai balancon nivelin e pH në gojë, dhe largon erën e keqe e cila shkaktohet nga thatësia e gojës. Përveç këtyre, uji me kastravec është një detoksifikues shumë i mirë që ju ndihmon të bini në peshë pa asnjë efekt anësor në shëndet.