UEFA zbarkon në Tiranë për trukimet në futboll

loading...

0

loading...
Trukimet e e ndeshjeve të futbollit shqiptar mbeten në vëmendjen e organit maksimal të futbollit Europian, Uefas, që i kushton rëndësi të vecantë ndershmërisë së lojës në vendin tonë dhe vijon hapat konkretë në këtë drejtim.

Posacërisht për këtë cështje mbrëmjen e kësaj të mërkurë mbërrin në Tiranë një delegacion i organizmit qeverisës të futbollit europian, i përbërë nga Ulf Kluser, oficer i integritetit në Uefa si dhe Emilio Garcia, shef i komisionit të disiplinës në qeverinë evropiane të futbollit.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate për shtyp nga Federata Shqiptare e Futbollit që sqaron se veç takimeve me drejtues të këtij institucioni, të dërguarit e Uefa-s do të vizitojnë edhe Prokurorinë Shqiptare ku në qendër bisedimeve me përfaqësuesit e akuzës do të jetë ecuria e hetimeve të Prokurorisë në lidhje me ndeshjet e dyshuara si të trukuara në futbollin shqiptar. Delegatët e Uefa-s do të priten të enjten në Prokurorinë e përgjithëshme nga Drejtori i Hetimit, Adnan Xholi.

Takimet e oficerit të integriteit në Uefa, Ulf Kluser, dhe shefi i komisionit të disiplinës Emilio Garsia, vijnë pas takimeve të nivelit të lartë të zhvilluara në nëntorin e kaluar nga ana e zv Sekretarit të përgjithshëm të Uefas, Teodor Teodoridis me drejtuesit kryesorë të Federatës shqiptare të futbollit dhe prokurorisë shqiptare.

loading...