UEFA mbron gjygjtarin turk, nis procedura diciplinore ndaj United e Ferguson

loading...

nani

loading...
UEFA njoftoi se ka nisur të shqyrtojë sjelljen nga ana e Mancester Junajtid pas humbjes ndaj Real Madrid në Old Traford. Qeveria europiane e futbollit i deklaroi të hapura procedurat disiplinore në lidhje me kartonin e kuq për Nanin, por në këtë proces është përfshirë edhe Sër Aleks Ferguson.

Tekniku i Djajve të Kuq, shumë i irrituar për vendimin e arbitrit Kynejt Çakër, refuzoi të dilte para mediave pas ndeshjes, duke nxjerrë asistentin e tij Majk Felan. Me këtë vendim Ferguson ka shkelur rregullat e UEFA-s, ndërkohë që asnjë lojtar i Junajtid nuk ndaloi për të folur në zonën mikse në përfundim të takimit.

UEFA del në krah të arbitrit turk, Kynejt Çakër pas episodit të kontestuar të ndeshjes Mançester Junaited-Real Madrid ku ai nxorri me karton të kuq portugezin Nani duke e lënë skuadrën angleze me 10 lojtarë. Nëpërmjet një komunikate, insitucioni më i lartë i futbollit evropian deklaron se nuk ka asnjë “çështje” lidhur me episodin në fjalë.

Në vijim, UEFA shton se do të presë raportin e të deleguarit në Olld Traford dhe vëzhguesit të arbitrave, duke shtuar se nëse të dërguarit në Angli do të shprehin shqetësimet e tyre, atëherë do të merren masat e duhura. UEFA pohon gjithashtu se arbitri Çakër do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të përzgjedhur për ndeshjet ndërkombëtare.

loading...