UEFA “godet” Serbinë për shkak të Kosovës

loading...


Ankesa e fshehtë diplomatike e UEFA-s për Federatën serbe u bë për shkak se për pranimin e Kosovës në UEFA kanë folur zyrtarë qeveritarë të Serbisë.
UEFA ka hedhur kritika ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të Kosovës. UEFA ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Serbisë, lidhur me përzierjen e politikës dhe politikanëve në futboll.
Ankesa e fshehtë diplomatike e UEFA-s për Federatën serbe u bë për shkak se për pranimin e Kosovës në UEFA kanë folur zyrtarë qeveritarë të Serbisë, ka njoftuar gazeta serbe “Veçenje Novosti”, të enjten.
“Këtë UEFA e ka interpretuar si veprim jologjik dhe përzierje direkte të politikës në sport”, shkruan gazeta serbe. Serbët kanë kundërshtuar ashpër pranimin e Kosovës gjatë dhe pas Kongresit të UEFA-s.
Dje në një takim që ka mbajtur Këshilli për Çështje Urgjente i Federatës serbe, nuk është njoftuar të jetë diskutuar për Kosovën, megjithëse më herët ishte paralajmëruar se do të diskutohej edhe për atë. Ndërkohë ka pasur reagim nga Republika Srpska që ka kërkuar të fitojë të drejtën të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen saj.
uef

loading...

loading...