Udhëtimi në veri me helikopter të EULEX-it

Doganat e Kosovës e kanë përgënjeshtruar kryeministrin Hashim Thaçi, i cili tri ditë më parë ka thënë se doganierët e policët, bashkë me ekipet ndihmëse, tashmë lëvizin lirshëm për në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak. Në Doganë kanë thënë se në njërën nga këto pika janë të detyruar akoma që të lëvizin vetëm nëpërmjet helikopterëve të EULEX-it.

“Ne pikën kufitare 1 apo Jarinje, Oficerët Doganorë janë duke lëvizur me automjete, ndërsa në pikën 31 apo Bërnjak vazhdon qarkullimi më helikopterë”, ka thënë Fllanza Mezini, nga zyra për media e Doganave të Kosovës, shkruan gazeta Tribuna.
Ndërrimet që bëhen nga doganierët, nuk janë sikurse në të gjitha vendkalimet kufitare.

Sipas Mezinit doganierët në Jarinje qëndrojnë 24 orë, pra baras me tri ndërrime të rregullta tetë orëshe. Ndërkaq, në Bërnjak ku udhëtimi bëhet me helikopterë, gjatësia e një ndërrimi është sa nëntë të zakonta. Doganierët atje qëndrojnë plot 72 orë pa i ndërruar ndokush. /LajmeOnline/