Udhëtimi i tmerrit,si përdoreshin helikopteret në kohën e Imamit


Opozita shqiptare bën shumë mirë që kërkon me forcë të dijë se çfarë ndodhi në fluturimin me helikopterin EC 145 të ushtrisë ku vdiqën tragjikisht dy pilotë shqiptarë.
Por vetëm e vërteta dhe ndershmëria mund të bëjë dallimin mes atyre që mendojnë për këtë popull dhe atyre që flasin kot, sa për të folur apo kaluar rradhën. Pas bllofit me shpifjen (i përfshirë vetë Berisha dhe media e tij) se Helikopteri i ushtrisë po transportonte mermer për shtëpinë e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, në web, rishfaqen disa video si për të kujtuar një kohë jo shumë të largët, ku duket fare mirë koncepti dhe përdorimi i ushtrisë dhe helikopetërv e të saj nga atëherë ministri i mbrojtjes Arben Imami, pjesë e kabinetit të kryeministrit Berisha.

Në videon e parë, të quajtur nga gazetari i RTSH-së që e ka postuar në web atëherë, si “udhëtimi i tmerrit”, duken pilotët e FASH, që bëjnë një udhëtim shumë të rrezikshëm, mes të qeshurave, kabinës së mbushur plot dhe aventurës së rrezikshme.

Video e dytë, gjithnjë nën drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami, është videoklipi i një këngëtareje të njohur: Zajmina Vasjari. Ironia e fatit në këtë video të dytë, ku duken dhe tabelat ndaluese për t’u futur e për të përdorur mjetet e ushtrisë, nën këmbët e Zajminës, ish-ministri i Mbrojtjes Imami ka vënë çdo gjë që Ushtria Shqiptare kishte në dispozicion: Nga Helikopterët, tanket, ushtarët etj.

Opozita bën shumë mirë që sot kërkon korrektësi, por gjurmët e shëmtisë dhe vulgaritetit të përdorimit të shtetit prej saj, janë ende shumë të dukshme.
Untitled