Ua rrjepin lëkurën krokodilëve për së gjalli, për të prodhuar çanta dhe këpucë (Video +16)

loading...

loading...
Grupi për të drejtat e kafshëve (PETA) ka publikuar pamje shqetësuese të krokodilëve, të cilëve u rrjepjet lëkura për së gjalli në disa ferma në Vietnam. Ky xhirim i fshehtë, i bërë në mars dhe prill të vitit 2016, tregon se si kafshët në një fermë vendosen në tavolinë para se t’u prihet koka, Më pas, një shufër çeliku u futet në shtyllë kurrizore për t’ua shkatërruar indin nervor. Kjo praktikë aspak njerëzore njihet si “heqja e palcës” dhe ka për qëllim që t’i bëjë kafshët të palëvizshme, por në video shihet se krokodilët vazhdojnë të lëvizin edhe pse lëkura e tyre është e rrjepur. Sipas PETA-s, lëkurat e tyre më pas dërgohen në fabrika të lëkurës për t’u shndërruar në çanta, këpucë dhe ora.

loading...