“U zgjua për herë të fundit, mori frymë thellë dhe tha: Të dua mami”

Kanë kaluar 2 muaj që Ruth Scully jeton me frikën më të madhe të çdo prindi: atë të humbjes së fëmijës. Tani ajo ka vendosur të shpërndajë historinë e saj në Facebook me shpresën mos gjen pak ngushëllim.

Më 4 shkurt 2017, vogëlushi i saj Nolan humbi betejën me Rhabdomyosarcoma, një formë e rrallë e kancerit që prek indet e buta. Si kujtim për djalin e saj, Scully ka shpërndarë disa foto në Facebook ku shfaqet realiteti i hidhur i zhvillimit të kancerit në fëmijëri.

Ajo tregon se gjatë periudhës së vështirë ku i duhej të përballonte dhimbjet e shkaktuara nga kanceri, Nolan 4-vjeçar nuk largohej për asnjë moment nga nëna, madje shtrihej edhe në dyshemenë e tualetit gjatë kohës që ajo po lahej. Fotoja e parë tregon Nolan të shtrirë në tualet. Kjo foto është shkrepur para se ai të shtrohej në spital për të zhvilluar kimioterapinë. Ndërsa fotoja e dytë është shkrepur në 2-mujorin e vdekjes së tij, ku shfaqet i njëjtin vend, por këtë herë pa Nolan.

“Tani jam unë e frikësuar sa herë që bëj dush. Në qilimin e tualetit që tani është bosh, dikur shtrihej një vogëlush shumë i bukur që po priste mamin e tij”.

Nolan u trajtua për më shumë se 1 vit, por, pavarësisht se masa tumorale iu hoq tërësisht, kanceri arriti në mushkëri. Pasi mbaroi të gjitha mënyrat e trajtimit, gjithçka që nëna e tij mund të bënte ishte që Nolan t’i jetonte qetësisht ditët e tij të fundit, shkruan gazeta Shëndeti.

Nën e tij tregon se gjatë 36 orëve të fundit gjendja e tij nuk ishte edhe aq serioze: “Ne luajtëm, shikuam video në YouTube dhe qeshëm aq sa mundëm”, tregon Scully.

Në orët e tyre të fundit bashkë, Scyllu shkoi të bënte një dush. Kur u kthye, pa një ekip mjekësor përreth tij. Vogëlushi kishte rnë në koma dhe ishte në momentet e fundit të jetës.

Në një moment ai merr frymë thellë, hap sytë dhe thotë “Të dua mami”. Vogëlushi ndërroi jetë menjëherë sapo nëna i tha “Ti je dielli im”.