U zgjua nga koma pas 8 muajsh, por zbuloi diçka të çuditshme…

loading...

Një 22-vjeçare u zgjua nga koma pas tetë muajsh, por për habinë e të gjithëve ajo zbuloi se personi që e kishte çuar në këtë gjendje ishte i dashuri i saj. Ky i fundit ishte vlerësuar si hero pasi kishte shpenzuar rreth 30 mijë euro për kurimin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Sipas medieve vendase, Lin Yingying, ra në koma për shkak të një plage të rëndë në kokë. I dashuri 25-vjeçar, Liu Fenghe e kishte goditur me shkopin që hapen petët. 25-vjeçari kishte fituar simpatinë e medies, kur ishte shprehur se do i qëndronte pranë krevatit të dashurës përjetësisht. Ai mori borxh mijëra euro për kurimin e saj. Por, kur vajza u zgjua nga koma zbuloi se i dashuri e kishte dhunuar disa herë, deri në ditën e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, pasi familjarët e morën vesh se kush ishte shkaktari i gjendjes së vajzës, babai bëri një padi në polici.

loading...

loading...