U xhirua duke porositur vrasjen e bashkëshortit (Video)

Amvisja 21 vjeçare, Julia Merfeld, nënë e dy fëmijëve, nga shteti federal Michigan i SHBA-së, sipas të gjitha gjasave do të marrë dënim të përjetshëm me burg, për shkak se provoi të porosiste vrasjen e bashkëshortit të saj dhe pastaj të marrë sigurimin e tij jetësor prej 400 mijë dollarësh.

porositi-vrasjen1

Nga shume e mjeteve prej 400 mijë dollarësh, që do të përfitonte nga sigurimi jetësor i bashkëshortit të saj, 50 mijë dollarë ia ka ofruar “vrasësit me pagesë”, respektivisht agjentit policor në rroba civile, i cili tërë marrëveshjen e kishte regjistruar me kamerë të fshehur, material ky që në gjykatë është përdorur si provë materiale kundër të akuzuarës.

Julia Merfeld njoftohet me agjentin e fshehur

Në një moment, vrasësit të kontraktuar, Julia i shpjegon se si tash një kohë të gjatë mendon se si ta vras burrin, sepse një gjë e tillë është më e lehtë sesa të divorcohej nga ai, për shkak se atëherë nuk do të kishte nevojë të brengosej “nëse familja ime do të më gjykonte, ose nëse do t’ia thyeja zemrën”.

Ajo nuk e përmend se niëse do të divorcohej nuk do të mund të tërhiqte mjetet e sigurimit jetësor të bashkëshortit, por me vrasësin u dakordua që t’i paguajë 50 mijë dollarë në disa këste, nga 9 000 dollarë.

Në dy takimet, në të cilat është xhiruar, dhe në të cilat vrasja është planifikuar në detaje, Julia ishte relativisht e qetë, e relaksuar dhe qeshte, kurse me pedantëri ka verifikuar dhe kontraktuar detajet e rëndësishme, siç është edhe kalendari i terminit “më së miri do të ishte që ta vrisni të martën”, si dhe vendin dhe mënyrën e vrasjes.

Ka kërkuar që vrasja të mos kryhej në shtëpi (“do të shkaktohej rrëmujë”) dhe sipas mundësive burri i saj të mos vuajë. Në një moment ka propozuar që t’i thyhej qafa. Mirëpo, kishte pranuar që vrasja të kryhej me revole, kurse në vërejtjen e agjentit se do ta qëllonte në fytyrë, ajo ishte përgjigjur me një “OK”, duke thënë se dëshiron që të dijë sa më pak detaje, në mënyrë që kur do të zbulohej krimi, të ishte “sinqerisht e befasuar”.

Pas kësaj, atë në fakt e kishte kapluar një dozë ë dyshimit. Prandaj kishte deklaruar se krejt kjo e bënte të ndjehej e keq, por më pastaj ishte përmbledhur dhe e kishte përfunduara takimin, duke konfirmuar “marrëveshjen” me një shtrëngim duarsh dhe me një bankonotë prej 100 dollarësh.

Zonjën Merfeld e kishte tradhtuar bashkëkryerësi i pathënë i krimit Carlos Ramos, të cilit paraprakisht i kishte ofruar paratë për vrasje. Në vend të kësaj ai e kishte paraqitur rastin në polici dhe kishte marrë pjesë në kontraktimin e takimit të Merfeldit dhe agjentit në rroba civile, i cili ishte prezantuar si njeri “në dispozicion për të kryer vrasje me para”. /LajmeOnline/