U varros për së gjalli, doli nga varri duke përdorur thonjtë

U varros për së gjalli, doli nga varri duke përdorur thonjtë

Një femër që ishte varrosur e gjallë, pasi që ishte ngufatur nga i fejuari i saj agresiv, ka bërë të ditur se si ka dalë nga varri i cekët. Stacey Gwilliam ishte lënë si e vdekur nga ana e partnerit të saj të quajtur Leith Hughes. Ai e ka varrosur atë në shtegun bregdetar të Gjirit të Suansit mes Gjirit Brejslet dhe Gjirit Langlend, në korrik të vitit të shkuar, transmeton gazeta Kosova Sot.

“I kam përdorur thonjtë për të dalë nga ai vend ku isha”

Ajo u ka thënë Piers Morgan-it dhe Susanna Reid-it në radioemisionin ‘Good Morning Britain’ se i kishte përdorur thonjtë për të dalë jashtë. “U kthjella dhe kisha degë dhe shkurre mbi vete. E dëgjoja zemrën duke më rrahur dhe e dëgjoja zhurmën e detit. Dukej se gjithçka zhvillohej në lëvizje të ngadalësuar. Mezi merrja frymë, nuk mund të lëvizja. Ishte sikur të isha e paralizuar. Ka qenë një gjë me të vërtetë e tmerrshme. Mezi i rashë në fije se çfarë ishte duke ndodhur. Provova që të ngrihem por nuk munda. I kam përdorur thonjtë për të dalë nga ai vend ku isha. Kjo ishte e tëra që mund ta bëja. Provova që të shtyj, por nuk e kisha forcën në pjesën e epërme të trupit”, ka thënë e guximshmja 34-vjeçare.

Image

Hughes është dënuar me burg të përjetshëm

Kur më në fund doli në vend të sigurt në një parking të afërt të një fushe të golfit, ajo u vu në një komë artificiale, shkruan ‘Wales Online’. Ajo i ka kaluar 26 ditë në spital, 14 prej të cilave në komë artificiale, ndërsa ende ka probleme me të folur dhe me ngrënie. Sulmet ishin aq serioze, saqë ajo kishte mbetur duke ecur me një bastun. Kur policia e arrestoi të fejuarin e saj ai tha: “Kurrë nuk do ta gjeni”, por u trondit kur dëgjoi se ajo ishte e gjallë. Hughes është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykata e Suansit në dhjetor të vitit të shkuar për sulmin, por ka të drejtë që të kërkojë lirim me kusht pas vetëm tetë viteve të kaluara në burg.